ZYRTARE: ISH-SELEKTORI I BULLGARISË EMËROHET TRAJNER TE TREPÇA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës sivjet pa asnjë mëdyshje pritet të jetë prej skuadrave kryesore në luftë për titullin e kampionit.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se mitrovciasit kanë gjetur edhe ‘timonierin’ që do ti prijë skuadrës në edicionin e ri.
Bullgari, Lubomir Minchev do të jetë trajner i Trepçës për stinorin e ardhshëm.
48 vjeçari ka qenë selektor i Kombëtares së Bullgarisë, përderisa ka udhëhequr edhe me skuadrat elitare bullgare: Levski, Lukoil Academic, Chernomore dhe së fundmi te Beroe, ai është i diplomuar në FIBA Europe Coaching Program.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.