Basketboll

MBYLLET FAZA E GRUPEVE NË EUROBASKETIN E FEMRAVE, KËTO EKIPE ARRITËN FAZEN E DYTË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur faza grupore e Eurobasketit për femra që po zhvillohet në Francë dhe Spanjë.

Gjatë ditës së sotme janë arritur rezultate kryesisht të pritura dhe në luftë për çerekfinale e direkt çerekfinale kanë arritur skuadrat favorite.

12 skuadra në total e kanë kaluar në fazën e dytë, ndërsa Bjellorusia, Franca, Serbia dhe Belgjika si lidere të grupeve janë kualifikuar direkt në çerekfinale.

Bjellorusia e pret në çerekfinale fituesin e duelit, Itali-Suedi.

Franca e pret fituesin e duelit, Bosnje Hercegovinë-Kroaci.

Serbia e pret fituesin e duelit, Spanjë-Mal i Zi.

Dhe, Belgjika e pret fituesin e duelit, Rusi-Slloveni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.