Basketboll

MILWAUKEE BUCKS FINALISTI I PARË I LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks është skuadra e parë finaliste e Konferencës Lindore në NBA.

Skuadra nga Wisconsini ka arritur të mposhtë Brooklyn Netsin në ndeshjen vendimtare të serisë me rezultatin e ngushtë 111-115 dhe atë pas vazhdimeve, kjo pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz(109-109).

Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 13 kërcime e 5 asiste, Khris Middleton me 23 pikë e 10 kërcime, si dhe Brook Lopez me 19 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore vendimtare për Bucks.

Te Nets s’mjaftuan assesi për një triumf, Kevin Durant me plotë 48 pikë, 9 kërcime e 6 asiste, James Harden me 22 pikë, 9 kërcime e 9 asiste e as Blake Griffin me 17 pikë.

Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 4-3 e dërgojnë Milwaukee Bucksin në finale të Konferencës Lindore, atje ku do të ndeshet me fituesin e duelit, Philadelphia-Atlanta.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=RY8H8WL–h0

Komentet janë të mbyllura.