Basketboll

SPEKTAKËL NË FINALEN E PARË TË PERËNDIMIT, BOOKER ME TRIPLE-DOUBLE SIGURON FITOREN PËR SUNS

Prishtinë(AsistiOnline)– Nën-dirigjimin e fantastikut, Devin Booker, Phoenix Suns e ka nisur me fitore të madhe finalen e Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Sunsi i Monty Williamsit ka arritur të mposhtë LA Clippersin e Tyronn Lue në një ndeshje fantastike dhe tepër të ngushtë me rezultatin final 120-114.

Devin Booker ishte enigmë e pazgjidhur për Clippers sonte me triple-double magjik(40pk, 13krc, 11ast), ndihmuar edhe nga Deandre Ayton me 20 pikë e 9 kërcime.

Te Clippers s’mjaftuan assesi për një fitore, Paul George me 34 pikë e as Reggie Jackson me 24 të tjera.

Phoenix Sunsi e nisë me fitore serinë finale të perëndimit ndaj Clippers dhe ndeshja e dytë zhvillohet më 23 qershor nga ora 03:00 pas mesnate.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=A5soCCFjKmg

Komentet janë të mbyllura.