Basketboll

ATLANTA MJESHTËRORE E ARRIN FINALEN E LINDJES!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me një performancë mjeshtërore ekipore, Atlanta Hawks e ka arritur finalen e Konferencës Lindore të NBA-së.

Hawks të drejtuar nga tekniku amerikan, Nate McMillan, kanë mposhtur Philadelphia 76ersin në sfidën vendimtare me rezultat final 96-103.

Zbulimi i ri, Kevin Huerter me 27 pikë ishte më i dalluari në këtë fitore të Haws, ndihmuar edhe nga Trae Young me 21 pikë e 10 asiste.

Te Philly s’mjaftuan assesi për fitore, Joel Embiid me 31 pikë e 11 kërcime, por as Tobias Harris me 24 pikë e 14 kërcime.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme 3-4, Atlanta Hawks kualifikohet në finale të Konferencës Lindore, ku do të ndeshet me Milwaukee Bucks.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=-U_bik49gY8

 

Komentet janë të mbyllura.