HARDEN DHE ADEBAYO PRITET TË BASHKOHEN ME SHBA-TË, MITCHELL DHE CURRY JO!!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dita ditës po kompletohet me lojtarë për Olimpiadën e sivjetme në Tokio.
Ylli i Brooklyn Nets, James Harden dhe ai i Miami Heat, Bam Adebayo duken të jetë shtesat e fundit për një ekip tashmë të ngarkuar me yje të SHBA-ve, përpara Lojërave Olimpike. Sipas Shams Charania, Harden është zotuar të luajë në Tokio dhe të kthehet në ekipin e tij kombëtar pas një mungese shtatë-vjeçare.
Harden do të bashkohet me shokun e ekipit te Nets, Kevin Durant për të ndihmuar SHBA-të mbrojnë titullin Olimpik. Harden për herë të fundit, luajti me ekipin e tij kombëtar në Kupën e Botës 2014, duke fituar medaljen e artë.
Para Hardenit, Damian Lillard, Devin Booker, Bradley Beal, Jayson Tatum dhe së fundmi edhe Bam Adebayo janë zotuar të veshin fanellën e SHBA këtë verë.
Ndërkohë, gjithashtu sipas raporteve amerikane, ylli i Warriors, Stephen Curry ka vendosur të mos luajë për Team USA në Lojërat Olimpike të Tokios dhe gjithashtu i dëmtuar nga lëndimet edhe ylli i Utah Jazzit, Donovan Mitchell do ti humbasë lojërat olimpike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.