PËRDITËSOHET LISTA E SHBA-VE PËR OLIMPIADË, HARDEN ANULON PJESËMARRJEN DHE…
Prishtinë(AsistiOnline) – Rosteri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Olimpiadën e Tokios ka pësuar disa ndryshime.
James Harden ka vendosur të tërhiqet, shkaku i një lëndimi në muskulin e këmbës dhe dëshiron të mos rrezikojë e ta rikuperojë plotësisht, ndërsa atë do ta zëvendësojë, Jerami Grant i Detroit Pistons.
Risi në përditësimin e listës së USA-së, është edhe Zach LaVine që sipas mediave amerikane e ka pranuar ftesën e selektorit, Gregg Popovich.
Lista aktuale është kjo:
Bradley Beal i Washingtonit, Kevin Durant i Brooklynit, Bam Adebayo i Miamit, shokët e ekipit te Milwaukee, Jrue Holiday dhe Khris Middleton, Damian Lillard i Portlandit, Kevin Love i Clevelandit, Devin Booker i Phoenixit, Draymond Green i Warriors, Tatum i Bostonit, LaVine i Miamit dhe Grant i Detroitit.
Ekipi i USA-së nuk pritet të kompletohet zyrtarisht, derisa zyrtarët e ekipit të dërgojnë listën e tyre në FIBA, diçka që nuk do të ndodhë deri në muajin tjetër dhe ajo mund të pësojë ndryshime edhe në ditët në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.