YOUNG ME SHOKË FANTASTIKË, ATLANTA E NISË FINALEN ME FITORE!
Prishtinë(AsistiOnline) – Atlanta Hawks e ka nisur me fitore të madhe, serinë finale të Konferencës Lindore në NBA.
Ekipi i Hawks që sivjet mund të llogaritet befasi e madhe, por që po tregon lojë fantasatike e ka mposhtur Milwaukeen në finalen e parë konferenciale 113-116.
Trae Young ishte i pandalshëm në kte duel me plotë 48 pikë, shtuar edhe 11 asiste e 7 kërcime dhe ndihmuar edhe nga John Collins me 23 pikë e 15 kërcime.
Te Bucks s’mjaftuan assesi për fitore, Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 12 kërcime e 9 asiste, por as Jrue Holiday me 33 pikë e 10 asiste.
Atlanta e nisë serinë finale të Konferencës Lindore me fitore ndaj Bucks(1-0) dhe ndeshja e dytë mes tyre zhvillohet me 26 qershor nga ora 02:30.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=TQWLgJSazOw
Komentet janë të mbyllura.