ARBER ELSHANI EMËROHET DREJTOR SPORTIV I KB PEJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës që vitin e kaluar u bë me kryetar të ri të klubit, po vazhdon të konsolidojë rradhët e veta me strukturat organizative.
Së fundmi klubi verdhezi ka emëruar në rolin e drejtorit sportiv, Arbër Elshanin.
Elshani është një ish-lojtar dhe skaut(hulumtues i tregut të basketbollit) të Pejës dhe nga tash pritet që kontributin e tij ta japë nga posti i drejtorit sportiv te pejanët.
Ish-basketbollisti i gjeneratave zingjirore te Peja nga shkurti i 2020-tës, ka qenë këshilltar i kreut të Pejës, Fatmir Gashit, duke i përzgjedhur së bashku lojtarët e huaj. Ndërsa tash bordi i ri në krye me Fatmir Gashin dhe sekretarin gjeneral, Gazmend Pupovci ia kanë besuar detyrën e drejtorit sportiv.
Në të kaluarën, Elshani ka qenë lojtar i të gjitha gjeneratave te KB Peja, nga pionerët e deri tek seniorët. Ish-anëtar i bordit të FBK-së, ish-anëtar i bordit të KOK-ut dhe ish president i KB Besa.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.