CHAMPIONS LEAGUE ZYRTARIZON EKIPET PËR EDICIONIN E RI, YLLI MBETET JASHTË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Liga e Kampionëve e basketbollit sot zyrtarizoi 28 skuadrat që do të garojnë në sezonin e rregullt 2021-22 së bashku me 24 klubet që do të luftojnë në raundin kualifikues.
Liga e Kampionëve e Basketbollit për edicionin 2021-22 do të fillojë në 13 shtator, me turnet e raundeve kualifikuese, para sezonit të rregullt i planifikuar të nisë me 4 tetor. Një total prej 32 skuadrash do të garojnë në sezonin e rregullt me katër ekipe kualifikuese që do ju bashkohen në 28 klubeve të kualifikuara drejtpërdrejt.
Skuadra kampione e Kosovës për këtë edicion, Golden Eagle Ylli nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion prestigjioz të basketbollit edhe pse e ka pasur mundësinë e hapur për të luajtur aty, por që nuk e ka shfrytëzuar.
Ekipet e sivjetme në edicionin e rregullt do të luajnë në katër grupe me nga 8 skuadra në secilën vazo. Pastaj fazat eliminuese dhe krejt në fund një ”FINAL FOUR”. Fituesi I garës do të fitojë 1 milion€.
Në stinorin e rregullt do të luajnë:
AEK (GRE), Arged (POL), Manresa (ESP), Besiktas (TUR), Darussafaka (TUR), Dinamo Sassari (ITA), Nymburk (CZE), Oldenburg (GER), Szombathely (HUN), Oostende (BEL), Galatasaray (TUR), Hapoel Jerusalem (ISR), Hapoel Holon (ISR), Brindisi (ITA), San Pablo Burgos (ESP), Igokea (BIH), Dijon (FRA), Lavrio (GRE), Tenerife (ESP), Ludwigsburg (GER), Nizhny Novgorod (RUS), PAOK (GRE), Karsiyaka (TUR), Rytas Vilnius (LTU), Strasbourg (FRA), Tofas Bursa (TUR), Unicaja (ESP), VEF Riga (LAT).
Në raundin e kualifikimeve:
Bakken Bears (DEN), Belfius Mons-Hainaut (BEL), Brose Bamberg (GER), Treviso (ITA), Fribourg Olympic (SUI), Hapoel Eilat (ISR), Juventus Utena (LTU), Kalev / Cramo (EST), Kapfenberg Bulls (AUT), Le Mans (FRA), Levski Lukoil (BUL), London Lions (GBR), Mornar Bar (MNE), Opava (CZE), Parma (RUS), Peristeri (GRE), AEK Larnaca (CYP), Prometey (UKR), Salon (FIN), Split (CRO), Sporting (POR), Tsmoki-Minsk (BLR), Cluj Napoca ( ROU), Leiden (NED).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.