Basketboll

CLIPPERSI FITON DHE NGUSHTOHET SERIA FINALE E PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers e ka fituar ndeshjen e tretë finale të Perëndimit ndaj Phoenix Sunsit.

Skuadra e Clippers ka arritur të fitojë këtë duel të rëndësishëm me rezultatin 106-92.

Paul George me 27 pikë e 15 kërcime i ndihmuar edhe nga Reggie Jackson me 23 pikë, ishin dy individët më meritorë për këtë fitore të Clippers.

Te Suns s’mjaftuan për fitore, Deandre Ayton me 18 pikë e Devin Booker me 15 sosh.

Clippersi e ngushton serinë finale të Perëndimit ndaj Clippers në 2-1 dhe ndeshja e katërt zhvillohet më 27 qershor nga ora 03:00 pas mesnate.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=c1H0mrCXhCo

Komentet janë të mbyllura.