ISH-TRAJNERI I DISA SKUADRAVE KOSOVARE, VAZHDON ME DUBRAVËN E ELITËS KROATE
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri kroat, Jeronimo Sarin që ka drejtuar disa skuadra kosovare ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën elitare kroate.
Sarin do ta drejtojë edhe për një stinor, KK Dubravën, pas arritjes së qëllimit për mbetje në elitën kroate dhe drejtuesit e klubit nga Zagrebi ia kanë besuar përsëri ekipin atij.
Të kujtojmë se kroati gjatë karrierës së tij, ka drejtuar edhe skuadrat kosovare: Sigal Prishtinën, Bashkimin e së fundmi edhe Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.