Basketboll

REPREZENTUESI I KOSOVËS VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN FRANCEZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth, do vazhdojë të mbetet anëtar i ekipit francez, Le Mans Sarthe Basket.
 
Ekipi elitar francez, ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me fundorin amerikan të lindur në Meksikë dhe që ka edhe pasaportën e Kosovës, shkruan AsistiOnline.com
 
Bamforth ishte natyralizuar pak vite më parë nga krerët e FBK-së, për të mbrojtur ngjyra e Kosovës në duele të kombëtareve, por nuk është se u shfrytëzua edhe aq.
 
Fundori 31-vjeçar në debutimin e tij në Francë, regjistroi mesatare prej 15.8 pikësh dhe 3.6 asistime për ndeshje.
 
Bamforth përpos Francës, karrierë ka bërë edhe në Spanjë (Sevilla, Murcia, Bilbao), Itali (Sassari), Mal të Zi (Buduqnost).
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.