VITI I PENSIONIT TË IKONAVE, SPANOULIS TËRHIQET NGA BASKETBOLLI AKTIV
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 22 viteve karriere e jashtëzakonshme në basketboll, legjenda greke Vassilis Spanoulis vendosi të përfundojë aktivitetin e basketbollit dhe të tërhiqet.
Spanoulis ka trofe të shumtë të fituar, përfshirë tre titujt e Euroligës (2009, 2012, 2013). Ai ishte poashtu MVP i ”Final Four”-ve që në fund i fitoi ekipi i tij.
Spanoulis fitoi Ligën greke shtatë herë së bashku me katër kupa greke dhe shumë çmime individuale. Me ekipin kombëtar grek, Spanoulis fitoi tre medalje në ngjarje të mëdha – të artën në EuroBasket 2005, të argjendën në Kupën Botërore FIBA 2006 dhe të bronztën në EuroBasket 2009.
Spanoulis u dha lamtumirën tifozëve, kolegëve, shokëve të skuadrës dhe kundërshtarëve përmes mediave sociale.
“Pak kohë më parë u njoftova presidentëve se ishte koha të mbyllja kapitullin më të madh të jetës sime dhe i falënderova për ato që kemi arritur së bashku. Ishte një vendim i vështirë por nuk ishte i trishtueshëm. Basketbolli më dha një udhëtim unik, plot momente intensive dhe emocione të mëdha. Ajo më dha gjithçka dhe unë i dhashë gjithçka. Olympiacos u tregua fati im dhe porti im më i bukur. Mbi të gjitha, largohem i plotë, sepse kam jetuar më gjatë sesa kam ëndërruar. Nga zemra, dua të falënderoj të gjithë që kanë qenë pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve, presidentët, trajnerët, shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, por mbi të gjitha dua të falënderoj të gjithë tifozët për dashurinë e tyre. Ishte kjo dashuri që më dha forcë të përpiqem më shumë çdo ditë dhe kjo dashuri do të jetë udhërrëfyesi im përgjithmonë. FALEMINDERIT TË GJITHËVE NGA ZEMRA. VASSILIS SPANOULIS, një fëmijë që ëndërronte të luante basketboll”, shkroi Spanoulis në postimin e tij lamtumirës në Instagram.
Të kujtojmë se sivjet nga basketbolli aktiv u tërhoqën shumë ikona basketbolli, përfshirë këtu kapitenin e Real Madridit, Felipe Reyes, por edhe kapitenin e ekipit kosovar të Sigal Prishtinës, legjendën, Edmond Azemi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.