Basketboll

ANDREW GORDON I HUAJI I RRADHËS TE TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës po vazhdon me kompletimin e skuadrës me basketbollistë të huaj për edicionin e ri.

Mitrovicasit sot kanë njoftuar se kanë shtuar në skuadër qendrën amerikane, Andrew Gordon i cili është i gjatë plotë 2.08centrimetra.

24 vjeçari i lindur në Cambridge të SHBA-ve, në dy stinorët e fundit(2019/21), ka luajtur me kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Louisiana Tech”, ndërsa në edicionin e fundit në 26 ndeshje të zhvilluara pati mesatare prej, 4.8 pikëve dhe 4.0 kërcimeve për ndeshje.

Ky është transferi i tretë i huaj te Trepça, pas Gerlad Blackshearit dhe Ty Cockfieldit. Mitrovicasit kanë shtuar në ekip edhe vendorin, Samir Zekiqi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.