Basketboll

EKSKLUZIVE: YLLI PRITET TA BLINDOJË DYSHEN E FUQISHME VENDORE, KASTRATI & MORINA!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Fituan titullin e kampionit historik me Golden Eagle Yllin e si duket projekti i nisur duket t’ju ketë pëlqyer për të vazhduar.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se dyshja e fuqishme vendore, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, pritet ti vazhdojnë kontratat e tyre me Golden Eagle Yllin.

Kastrati në edicionin që lamë pas, luajti me mesatare: 16.4 pikë, 3.9 asiste e 3.8 kërcime për ndeshje, derisa ka përvojë të madhe në basketbollin slloven, duke luajtur me sukses edhe në ABA Ligë.

Në anën tjetër alo-qendra therandase, Gëzim Morina u paraqit te Ylli me mesatare: 10 pikë, 6.7 kërcime e 1.2 asiste për ndeshje, sikurse Kastrati ashtu edhe Morina, ka një përvojë të madhe në basketbollin e Sllovenisë.

Skuadra e Yllit pritet që ditëve në vijim ta zyrtarizojë vazhdimin e bashkëpunimit me dyshen në fjalë, derisa ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe me trajnerin, Adis Beqiragiq e ka transferuar Mikaile Tmusiqin.

Nga Ylli deri tani janë larguar, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.