Basketboll

ISH-TRAJNERI I YLLIT, EMËROHET NË KRYE TË SKUADRËS TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Golden Eagle Yllit në stinorin e kaluar, Fatih Gezer është bërë me klub të ri për edicionin e ardhshëm.

AsistiOnline.com ka mësuar se turku është emëruar në krye të skuadrës nga Liga e parë e Turqisë, ”Yalova” ekip i cili sivjet u mposht në finale të play off-it për inkuadrim në elitën turke.

Të kujtojmë se Gezer udhëhoqi me Yllin në 16 ndeshje në Superligën e Kosovës, duke arritur bilanc prej 12 fitoreve dhe 4 humbjeve. Vlen të ceket se ai me Yllin kishte arritur edhe në finale të Kupës së Kosovës.

Gezer më parë ka punuar në klube të mëdha si Anadolu Efes, Alba Berlin, Darüşşafaka dhe Beşiktaş e së fundmi te Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.