Basketboll

PAUL GEORGE I PANDALSHËM, CLIPPERS NGUSHTOJNË SERINË ME SUNS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e LA Clippers me në krye Paul George e ka ngushtuar serinë finale të Perëndimit ndaj Phoenix Suns.

Të besuarit e trajnerit Lue, kanë triumfuar si mysafirë të Phoenix Suns në Arizona me rezultatin final 102-116.

Ishte Paul Geoge ai për të cilin Suns nuk patën zgjidhje në këtë duel dhe i cili realizoi plotë 41 pikë, 13 kërcime e 6 asiste, ndihmuar edhe nga Reggie Jackson me 23 pikë e Marcus Morris me 22 sosh.

Te Phoenixi s’mjaftuan assesi për fitore eventuale, Devin Booker me 31 pikë e Chris Paul me 22 sosh.

Kjo fitore e Clippers e ngushton serinë finale të Lindjes me Phoenixin në 3-2 dhe ndeshja e gjashtë e serisë zhvillohet më 1 korrik.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=B43SbGF6es8

Komentet janë të mbyllura.