ISH-FUNDORI I PEJËS DHE PRISHTINËS NËNSHKRUAN NË ELITËN HUNGAREZE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti amerikan i Pejës dhe Prishtinës, Nigel Johnson është bërë me skuadër të re për edicionin vijues.
26 vjeçari nga Virginia e SHBA-ve, është transferuar te skuadra elitare hungareze, ”Hubner Nyiregyhazi”.
Johnson në stinorin e fundit luajti me Sigal Prishtinën në 14 ndeshje me mesatare 23.1 pikë, 7.1 asiste e 3.6 kërcime për ndeshje.
Të kujtojmë se Johnson para dy stinorëve luajti edhe me Pejën, përderisa si me Pejën e si me Prishtinën(MVP i finales) e ka fituar Kupën e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.