Basketboll

TREPÇA TRANSFERON FUNDORIN MALAZEZ, MBYLL MERKATON ME TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka kompletuar merkaton për lojtarë të huaj.

Mitrovicasit çaste më parë njoftuan se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin malazez, Amin Hot dhe me të i mbyllin transferet e huaja.

Hot i gjatë 1.92centimetra, luan në pozitën e organizatorit të lojës dhe te Trepça vije pas një stinori të kaluar me Ibrin e Rozhajës në elitën e basketbollit malazez.

29 vjeçari i lindur në Rozhajë te Ibri në 7 ndeshje ka luajtur me mesatare, 16.9 pikë 6.6 asiste e 3.6 kërcime për ndeshje.

Hot ka karrierë edhe në ligat e shteteve si Bosnje, Bullgari, Qipro, Greqi, Hungari dhe Sllovaki.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.