ERGIN GROSHA LOJTAR I LIRË, MUND TË RIKTHEHET NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Merkato verore në basketbollin kosovar sivjet duket të jetë tejet interesante dhe e nxehtë ashtu sikurse temperaturat klimatike.
Tregu i lojtarëve vendorë në Kosovë është tejet i varfër dhe skuadrat janë në garë të madhe për ti siguruar lojtarët kualitativë për vete.
Një prej këtyre lojtarëve është edhe qendra e fuqishme 2.11centimetërshe, Ergin Grosha i cili momentalisht është lojtar i lirë.
”Kam pushuar për një kohë të caktuar dhe këto ditë kam filluar me stërvitje individuale. Jam lojtar i lirë dhe pres ofertat serioze në drejtim timin. Ekipet në Kosovë po përforcohen shumë dhe duket se do jetë një edicion i nxehtë”, tha Grosha në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com
Të kujtojmë se basketbollisti kosovar ka përvojë në basketbollin e Turqisë, derisa në Kosovë ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, Prizrenit, Bashkimit, Pejës e së fundmi Feronikelit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.