Basketboll

BRAZILI DHE ITALIA ARRIJNË FINALET E KUALIFIKIMEVE PËR OLIMPIADË

-Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtaret e Brazilit dhe Italisë i kanë arritur finalet e kualifikimeve për Lojërat Olimpike që sivjet mbahen në Japoni.

Në gjysmëfinale ekipi i Brazilit e ka mposhtur thellë Meksikën me rezultat 102-74, për të kaluar në finale atje ku e pret fituesin e duelit, Gjermani-Kroaci.

Në gjysmëfinalen tjetër, Italia e ka mposhtur poashtu thellë Republikën Dominikane 79-59 dhe ka arritur në finale, atje ku e pret fituesin e duelit, Serbi-Puerto Rico.

Finalja mes Brazilit dhe Kroacisë/Gjermanisë zhvillohet në Split të Kroacisë.

Ndërsa, finalja mes Italisë dhe Serbisë/Puerto Ricos zhvillohet në Beograd.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.