ÇEKIA MPOSHT KANADANË PAS VAZHDIMEVE DHE ARRIN NË FINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Çekia është skuadra e rradhës finaliste e kualifikimeve për Lojërat Olimpike që mbahen sivjet në Tokio të Japonisë.
Skuadra e Republikës Çeke ka arritur që të mposht ekipin mikëpritës të këtij turneu kualifikues, Kanadanë por vetëm pas vazhdimeve 101-103, pasiqë koha e rregullt e kësaj super-ndeshje u mbyll baraz 94-94.
Blake Schilb me 31 pikë e Tomas Satoransky me 18 pikë, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore me shumë vlerë të çekëve sonte.
Te Kanadaja s’mjaftuan assesi për fitore, RJ Barret me 23 pikë e as Andrew Wiggins me 22 sosh.
Kjo fitore e dërgon Çekinë në finale të kualifikimeve për Olimpiadë, atje ku e pret fituesin e duelit të sontëm, Turqi-Greqi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.