LITUANIA FINALISTI I RRADHËS NË KUALIFIKIMET PËR OLIMPIADË
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe Kombëtarja e Lituanisë e ka siguruar një vend në finalet e kualifikimeve për Lojërat Olimpike që sivjet mbahen në Tokio të Japonisë.
Lituanezët triumfuan çaste më parë ndaj Polonisë në gjysmëfinale 88-69.
Në këtë triumf me rëndësi të madhe për lituanezët, spikatën dyshja nga NBA Liga: Domantas Sabonis me 17 e Jonas Valanciunas me 15 sosh.
Te polakët s’mjaftuan për diç më shumë, A. J. Slaughter me 15 pikë e as Aleksander Balcerowski me 10 sosh.
Lituanezët në finale do të ndeshen me Slloveninë në Kaunas, fituesi i duelit kualifikohet në Lojëra Olimpike e humbësi eliminohet.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.