THELLË EDHE NDAJ VENEZUELËS, SLLOVENËT NË FINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia e ka vazhduar me fitore fazën e kualifikimeve për Lojërat Olimpike që mbahen sivjet në Tokio të Japonisë.
Sllovenët kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj Venezuelës me rezultat final 98-70.
Mike Tobey 27 pikë e 12 kërcime, si dhe Luka Doncic me 23 pikë, 13 asiste e 9 kërcime, spikatën në kte fitore të sllovenëve sot.
Te Venezuela s’mjaftuan për fitore, Pedro Chourio e Michael Carrera me nga 16 pikë secili.
Ky triumf e dërgon Slloveninë në finale të kualifikimeve për Olimpiadë, atje ku e pret fituesin e duelit, Lituani-Poloni.
Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në Kaunas të Lituanisë dhe njësoj do jetë edhe për finalen e madhe.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.