Basketboll

MILWAUKEE BUCKS NË FINALE TË NBA-SË PAS 47 VITESH

Prishtinë(AsistiOnline)– Milwaukee Bucks janë finalisti i dytë i finales së përgjithshme të NBA-së për sivjet.

Skuadra nga Wisconsini rikthehet në finale të NBA-së, pas 47 vitesh mungesë, duke mposhtur në finale të Konferencës Lindore, Atlantan me rezultat 107-118.

Në ndeshjen e gjashtë të serisë me Atlantan më të merituarit për këtë fitore vendimtare të Bucks ishin, Khris Middleton me 32 pikë, Jrue Holiday me 27 pikë e Pat Connaughton që shtoi 13 të tjera.

Te Hawks s’mjaftuan për barazim serie, Cameron Reddish me 21 pikë e as Bogdan Bogdanovic me 20 pikë.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-2, Milwaukee Bucks kalon në finalen e përgjithshme të NBA-së, atje ku do të takohen me Phoenix Sunsin.

Ndeshja e parë finale mes Bucks dhe Suns, luhet më 7 korrik nga ora 03:00 pas mesnate.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=LLigNSe-hIM

Komentet janë të mbyllura.