Basketboll

TAKOHET BORDI I LIGËS UNIKE, KËTO ISHIN TEMAT E BISEDUARA

Prishtinë(AsistiOnline)– Gjatë ditës së sotme në zyrat e FSHB-së, është takuar bordi drejtues i Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Presidenti i Ligës, z.Ilir Tribecka, sekretarët e Federatave respektive, Znj.Dushku dhe Z.Llazani dhe drejtori i Ligës, Z.Dren Zatriqi.

Në këtë takim u bisedua për shumë gjëra e ndër to ishin, përgatitja dhe definimi i programit të Ligës Unike, edicioni 2021-2022 dhe disa çështje të tjera me rëndësi.

Nga Liga Unike tutje është paralajmëruar se së shpejti do të ketë lajme të reja rreth edicionit të ri të garave, ligë kjo e formuar vitin e kaluar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.