Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI KOMPLETON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka zyrtrizuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri të garave.

Therandasit kanë njoftuar çaste më parë se kanë nënshkruajtur me qendrën amerikane, Barret Benson i cili do ju ndihmojë në synimet e tyre.

Amerikani, Benson i gjatë 2.08centimetra i cili luan në pozitën e qendrës, së fundmi u paraqit me skuadrën nga Liga e parë e Gjermanisë, Paderborn.

23 vjeçari me ekipin gjerman u paraqit në 13 ndeshje me mesatare, 9.2 pikë e 6.2 kërcime për ndeshje, derisa Ylli do jetë eksperienca e tretë jashtë SHBA-ve për të.

Qendra amerikane edicionin që po lëmë pas, për një kohë luajti edhe te skuadra e Dinamo Tbilisit në elitën gjeorgjiane, ekip që udhëhiqet nga trajneri shqiptar, Muhamed Thaçi.

Te Dinamo, Benson luajti në 4 ndeshje me double-double mesatare, 16.8 pikë, 10.2 kërcime e 2.5 asiste për ndeshje.

Para ardhjes së tij në basketbollin evropian, Benson luajti për kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Southern Illinois University”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.