SONTE HAPET SERINA E FINALES SË MADHE TË NBA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës së sontme do të hapet seria e përgjithshme finale e NBA-së mes Suns dhe Bucks.
Phoenix Suns dhe Milwaukee Bucks, janë dy ekipet që kanë arritur në finale, pas triumfit në gjysmëfinale ndaj LA Clippers(4-2), përkatësisht Atlanta Hawks(4-2).
Do të jetë hera e parë që nga viti 1998 që finalen e madhe të NBA-së, do të luhet pa së paku njërën prej yjeve sikurse: LeBron James, Stephen Curry, Kobe Bryant, Tim Duncan ose Dwayne Wade.
Të dy klubet do të luajnë për herë të tretë në finale. Milwaukee nuk ka luajtur në finale që nga viti i largët 1974, derisa Phoenix mungon që nga viti 1993.
Milwaukee po luan për titullin e dytë, pasi e fitoi atë në vitin e largët 1971, dhe Phoenix që nuk ka luajtur në playoff në dhjetë sezonet e fundit, kërkon titullin e parë.
Ylli më i madh i Suns është 36-vjeçari Chris Paul(por edhe Booker), derisa edhe lojtarët e tjerë kanë dhënë kontribut të çmuar pë sukseset e ekipit këtë stinor.
Pesështja eventuale startuese e Phoenix Suns sonte:
Chris Paul, Devin Booker, Deandre Ayton, Jay Crowder, Mikal Bridges.
————————————————————————————————————————
Derisa në ekipin e Milwaukeet, ylli më i madh është Giannis Antetokounmpo i cili aktualisht ka probleme me një dëmtim në këmbë dhe do të mungojë minimalisht në finalen e parë që luhet sonte pas mesnate në Phoenix.
Qendra greke shënoi mesatarisht 40 pikë në të dy ndeshjet e sezonit të rregullt këtë sezon kundër Suns. Asnjë lojtar nuk ka qëlluar kaq saktë, kundër Phoenixit në sezonin e rregullt që nga sezoni 1992/1993, që kur Michael Jordan kishte mesatarisht 42 pikë ndaj tyre.
Phoenix fitoi të dy ndeshjet e sezonit të rregullt kundër Milwaukeet me vetëm nga një pikë diferencë, në shkurt 125-124 dhe në prill pas dy vazhdimeve 128-127.
Më meritorët për rezultatet e mira këtë sezon në ekipin e Bucks ishin Giannis Antetokounmpo, Chris Middleton, Jrue Holliday, Brooke Lopez, por dhe Bobby Portis.
Pesështja eventuale startuese e Milwaukee Bucks sonte:
Jrue Holiday, Khris Middleton, Brook Lopez, P.J Tucker, Bobby Portis.
————————————————————————————————————————
Phoenix hyn në finale si ekipi i dytë i sezonit të rregullt në Konferencën Perëndimore, derisa, Milwaukee arriti këtu si ekipi i tretë nga Lindja.
Në playoff-in e këtij viti, Buck dhe Suns patën mbrojtjet më të mira.
Seria finale luhet me katër fitore. Derisa ndeshja e sotme fillon nga ora 03:00 pas mesnate me kohën tonë lokale dhe transmetohet direkt në Artmotion dhe Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.