PHOENIX SUNS E NISIN ME FITORE FINALEN NDAJ MILWAUKEET
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që lamë pas, ka nisur finalja e madhe e NBA-së.
Phoenix Suns e ka mposhtur Milwaukee Bucksin në ndeshjen e parë të finales së përgjithshme me rezultat 118-105.
Chris Paul me 32 pikë, 9 asiste e 4 kërcime, si dhe Devin Booker me 27 pikë e 6 asiste, ishin dy individët që shkëlqyen te Sunsi në këtë triumf.
Te Milwaukee Bucks s’mjaftuan assesi për fitore, Khris Middleton me 29 pikë e as i rikthyeri nga lëndimi, Giannis Antetokounmpo me 20 pikë e 17 kërcime.
Me këtë triumf, Phoenix Suns e marrin avantazhin e serisë finale të NBA-së në 1-0, derisa skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e NBA-së.
Ndeshja e dytë e serisë luhet më 9 korrik nga ora 03:00 pas mesnate me kohën tonë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=bNXzz9jJXIc
Komentet janë të mbyllura.