MIRLIND ZEKAJ TRANSFERI I RRADHËS TE PEJA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës si duket po vazhdon të përforcohet në heshtje për edicionin e ri të garave që pritet të jetë tepër interesant në basketbollin e Kosovës.
Burime të AsistiOnline.com të afërta me klubin e Pejës, kanë treguar se trajneri i ri i verdhezinjëve, Shemsetin Bash po kërkon sa më shumë lojtarë vendorë në roster dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen në aksion.
I fundit që ka arritur marrëveshje me pejanët, është basketbollisti Mirlind Zekaj.
20 vjeçari në fjalë, është rritur si lojtar te skuadra e Istogut dhe cilësohet ndër talentët më të mëdhenjë në Ligën e parë.
Zekaj në edicionin e fundit me Istogun në Ligën e parë, luajti me mesatare 13 pikë, 5.5 kërcime e 2 asiste për ndeshje.
Përveç skuadrës së Istogut, Zekaj sivjet është grumbulluar edhe me Përfaqësuesen e Kosovës U-20.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.