EKSKLUZIVE: DANIEL LEKNDREAJ KONFIRMON PËR ASISTIN, AFËR MARRËVESHJA ME PEJËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj pritet të rikthehet edhe për një edicion në basketbollin e Kosovës.
AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se Lekndreaj pritet që të bashkohet me Pejën për edicionin e ri të garave.
Në fakt, është vetë Lekndreaj i cili në një prononcim të shkurtër për AsistinOnline, ka konfirmuar se me Pejën i ndajnë vetëm disa detaje të vogla: ”Po jemi afër finalizimit të marrëveshjes me Pejën”, u shpreh ai.
Të kujtojmë se Lekndreaj në edicionin 2020/21 u paraqit me Sigal Prishtinën dhe ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit me mesatare, 13.3 pikë, 7.1 kërcime e 2.6 asiste.
Aloja nga Shkodra është pjesë e rregullt e Kombëtares Shqiptare, derisa njihet për karakterin e tij unik që ka dhe shpirtin luftarak që tregon në parket.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.