NICOLO MELLI RIKTHEHET NË EVROPË, KJO ËSHTË SKUADRA E TIJ E RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dy viteve të kaluara në NBA, alo-qendra italiane Nicolo Melli është rikthyer në basketbollin italian.
Melli ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me skuadrën e madhe italiane, AX Armani Exchange Olimpia Milano që luan edhe në Euroligë.
Melli ka nënshkruajtur kontratë tre vjeçare me Milanon, derisa thuhet se ekipi nga qyteti i modës u detyrua ta lirojë, Zach LeDayn në mënyrë që të hapte hapësirë për transferin e Nicolo Mellit.
Melli rikthehet te Milano pas gjashtë stinorëve, derisa vije nga Dallas Mavericks me të cilët sivjet luajti në ”play off” të NBA-së.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.