KOSOVA A – FEMRAT TRIUMFOJNË NË MIQËSOREN NDAJ SHQIPËRISË U-20
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e femrave ka zhvilluar sonte miqësoren e parë, para Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, ku do të debutojë në garat ndërkombëtare.
Vashat kosovare kanë triumfuar me rezultat tejet të thellë ndaj atyre shqiptare 56-98.
Në këtë duel të karakterit miqësor i zhvilluar në Shqipëri, pothuajse të gjitha lojtaret e grumbullimit të gjerë patën minutazhë e më të dalluarat ishin, Saranda Daci me 27 pikë, amerikania e natyralizuar, Alexis Tolefree me 23 dhe Arbnore Përçuku me 12 sosh.
Te Shqipëria me lojë të mirë u dalluan, Mirela Lugaj me 19 pikë e Imela Mala me 17 sosh.
Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro, vashat dardane janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.