Basketboll

USA U-19 SHPALLET KAMPIONE E BOTËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur kampionë të botës me gjeneratën U-19 te meshkujt.

Amerikanët kanë fituar me shumë vështirësi në finalen e madhe ndaj francezëve me shifrat e përgjithshme dhe të ngushta 83-81.

Dueli ishte shumë i barabartë me amerikanët që e nisën pak më mirë(21-19), derisa çereku e dytë i takoi bindshëm Francës(16-23) dhe kjo e fundit shkoi në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë mes skuadrave me çerekun e tretë në të cilin dy ekipet luajtën baraz(22-22), përmbysja e madhe e amerikanëve erdhi në periodën e fundit të cilën ata e fituan (24-17) dhe ngadhënjyen në finalen e madhe.

Jaden Ivey e Kenneth Lofton me nga 16 pikë që të dy, si dhe Adam Miller me 12 sosh, ishin tre individët më meritorë pse USA e fitoi sot trofeun e çmuar.

Te Franca s’mjaftuan assesi për fitore, gjiganti 17 vjeçar(2.19cm) Victor Wembanyama me 22 pikë e tetë kërcime, por që doli para kohës nga loja shkaku i 5 gabimeve personale, derisa nuk mjaftoi as Louis Lesmond me 13 pikë.

USA shpallet kampione e botës për gjeneratën U-19 te meshkujt, derisa Franca duhet të jetë e kënaqur me medaljen e argjendë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.