LIGA UNIKE NGA SIVJET EDHE TE FEMRAT, DO PËRBËHET NGA KAQ SKUADRA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Ligës Unike shqiptare të basketbollit ka mbajtur mbledhjen e rradhës në të cilin ka marrë disa vendime për edicionin e ri të garave.
Një prej vendimeve të marra ka qenë edhe ai për fillimin e garave në konkurencën seniore të femrave e cila pritet të jetësohet nga sivjet.
”Në edicionin garues 2021/2022, Liga Unike do të fillojë garën edhe në konkurrencën e femrave në kategorinë seniore dhe do të përbëhet nga 3 skuadra nga Shqipëria dhe 3 skuadra nga Kosova të cilat do të luajnë në sistem të garave vajtje-ardhje me 10 xhiro të rregullta dhe play-off”, thotë njoftimi i Ligës Unike i lëshuar sot.
Të kujtojmë se Liga Unike e basketbollit e krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë u jetësua historikisht stinorin e kaluar me ndeshje në konkurencën seniore të meshkujve.
Fitues i edicionit të parë dhe historik të kësaj gare ishte Golden Eagle Ylli nga Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.