MILWAUKEE FITON DHE NGUSHTON SERINË FINALE NDAJ PHOENIXIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka ngushtuar serinë finale ndaj Phoenix Sunsit me një fitore në ndeshjen e tretë.
Bucks me një super-performancë të Giannis Antetokounmpos kanë arritur të triumfojnë ndaj Suns me rezultatin e përgjithshëm 120-100.
Pikërisht, Giannis ishte më i miri në fitoren e Bucks me double-double fantastik(41pk, 13krc, 6 ast), ndihmuar edhe nga Jrue Holday me 21 pikë.
Te Suns s’mjaftuan assesi për fitore, Chris Paul me 19 pikë e Deandre Ayton me 18 sosh.
Kjo fitore e Bucks e ngushton epërsinë finale të Suns në 1-2, derisa skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e NBA-së.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=vAtb_jL-4bg
Komentet janë të mbyllura.