Basketboll

REFLEKTIM I MADH, USA DEMOLON ARGJENTINËN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kombëtare e USA-së më në fund arriti fitoren e saj të parë në përgatitjet para Lojërave Olimpike që mbahen sivjet në Japoni.

Kevin Durant dhe Bradley Beal shënuan të dy nga 17 pikë dhe ekipi kombëtar amerikan ishte në gjendje të shpartallonte Argjentinën 108-80 në Las Vegas, për fitoren e tyre të parë në këtë turne miqësor.

Përpos Durantit dhe Beal edhe Zach LaVine me 15 pikë, Damian Lillard me 13 dhe Bam Adebayo me 12 pikë kontribuan në këtë fitore për SHBA-të.

Shtylla e Argjentinës, Luis Scola, i cili do të luajë në Olimpiadë për herë të pestë në karrierën e tij, shënoi 16 pikë në 19 minuta, ndërsa Nicolas Laprovittola e ndoqi me 13 pikë, Facundo Campazzo kishte 12 dhe Gabriel Deck shtoi 10 në kte humbje të Argjentinës.

Ishte kjo fitorja e parë e USA-së në turneun miqësor, karshi dy humbjeve nga Nigeria dhe Australia në dy ndeshjet e para.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=o3hveqVVhCk

Komentet janë të mbyllura.