Basketboll

PENZA TRANSFERON REPREZENTUESEN E KOLUMBISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës nga Peja e ka zyrtarizuar përforcimin e parë për edicionin e ri të garave.

Kampionja aktuale e Kosovës, ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtaren kolumbiane, Maria Delgado.

Basketbollistja kolumbiane që njëherazit është edhe reprezentuese e rregullt e Kolumbisë, luan në pozitën e organizatores me një gjatësi 173 centimetërshe.

Delgado në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës nga Liga e parë spanjolle, ”Genero”.

Në ekipin spanjoll ajo u paraqit me mesatare 10.8 pikë, 3.9 kërcime e 1.5 asiste në 23 ndeshje të zhvilluara.

Të kujtojmë se ky është përforcimi i parë zyrtar i skuadrave kosovare në konkurencën e femrave, pasiqë deri tani asnjë ekip nuk ka lëvizur në merkato.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.