KOSOVA U-20 MESHKUJT MPOSHTEN NGA SHQIPËRIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U-20 në konkurencën e meshkujve është mposhtur në miqësore nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Djelmoshat dardanë janë mposhtur dje nga ekipi i Shqipërisë, por që rezultati i saktë i ndeshjes nuk është publikuar askund, derisa vetmja që të cilën AsistiOnline.com ka arritur ta kuptojë është epilogu final i ndeshjes.
Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë.
Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.