BAS KONFIRMOHET EDHE ZYRTARISHT NË KRYE TË PEJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri turk, Semsettin Bas është konfirmuar edhe zyrtarisht në krye të Pejës për edicionin që po vjen.
Në fakt, AsistiOnline.com gjatë ditës bëri me dije se verdhezinjët pritet që sot ta konfirmojnë atë në krye të ekipit dhe ashtu edhe ndodhi.
”Trajneri Bas rikthehet prapë për të përfunduar punën qe nisi sezonën e kaluar”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit pejan në faqen zyrtare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.