Basketboll

BUCKS PËRMBYSIN GJITHÇKA, NJË FITORE LARG TITULLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka arritur fitoren e tretë rresht në finalen e madhe të NBA-së ndaj Phoenix Suns.

Skuadra e drejtuar nga Mike Budenholzer ka arritur të përmbysë gjithçka në serinë finale të NBA-së, duke e mposhtur Phoenixin në ndeshjen e pestë 119-123.

Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 9 kërcime e 6 asiste, Khris Middleton me 29 pikë dhe Jrue Holiday me 27 pikë e 13 asiste, ishin individët më të merituar për këtë triumf të Bucks.

Te Suns s’mjaftuan assesi për fitore, Devin Booker me plotë 40 pikë, Chris Paul me 21 pikë e 11 asiste, si dhe as Deandre Ayton me 20 pikë e 10 kërcime.

Kjo fitore e afron në vetëm një triumf larg titullit skuadrën e Milwaukeet, pasiqë serisa aktuale është 2-3.

Ndeshja e gjashtë e serisë luhet më 21 korrik nga ora 03:00.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=QzK4FaTTN3k

Komentet janë të mbyllura.