KOSOVA U-20 MESHKUJT ARRIJNË NË SOPRON TË HUNGARISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 te meshkujt, është ekipi i rradhës kombëtar që do të paraqitet në gara ndërkombëtare gjatë verës.
Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë.
Stafi dhe basketbollistët e Kosovës sot kanë arritur në qytetin e Sopronit në Hungari, aty ku edhe do të mbahet ky Evropian.
Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.
Djelmoshat dardanë ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojnë të martën nga ora 15:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.