Basketboll

EKSKLUZIVE: BRANIMIR PAVIQ PRITET TË MARRË DREJTIMIN E BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri nga Kroacia, Branimir Paviq pritet që të mbetet së paku edhe për një stinor në basketbollin e Kosovës.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se është skuadra e Bashkimit ajo që ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin nga Rijeka e Kroacisë, Branimir Paviq.

Trajneri në fjalë e njeh mjaftë mirë basketbollin e Kosovës, pasiqë jo më larg se edicionin e kaluar i priu një skuadre elitare kosovare, konkretisht Vëllaznimit të Gjakovës.

Përpos me Vëllaznimin, Paviq i priu edhe Pejës gjatë edicionit 2015/16 dhe e njeh mjaftë mirë mentalitetin e basketbollit tonë e kjo si duket i ka shtyer drejtuesit e skuadrës portokallinje që ta emërojnë në krye të ekipit atë.

43 vjeçari ka eksperiencë edhe në disa ekipe kroate dhe në disa reprezentacione për grupmosha të reja të Kroacisë dhe njihet si një trajner mjaftë punëtor.

Ekipi i Bashkimit pritet që ta konfirmojë shpejtë atë në krye të skuadrës, pasiqë marrëveshja pothuajse është kompletuar

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.