Skuadra nga Theranda fitoi edhe titullin në Kosovë, duke përfunduar edicionin me dy trofe, derisa sot
ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe për edicionin e ri të Ligës Unike, që është skuadra e parë, derisa deri në fund të javës do të kompletohen tetë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.Risi në këtë edicion do të jetë edhe fillimi i garës në konkurrencën e femrave, me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria, derisa shorti për të dy konkurrencat do të hidhet në muajin gusht.
Edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 Tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dy konkurrencat.




