KOSOVA U20 MESHKUJT SOT ZHVILLOJNË NDESHJEN E PARË NË EVROPIAN
Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sot zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të FIBA U20 European Challengers.
Basketbollistët e Kosovës tashmë ndodhen në Hungari, aty ku do t’i zhvillojnë garat. Dardanët janë në grup me Bjellorusinë, Hungarinë dhe Sllovakinë, në kampionatin që zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik.
Sfidën e parë Kosova e ka ndaj Bjellorusisë të martën (sot) nga ora 15:00, për të vazhduar të mërkurën nga ora 19:30 ndaj Hungarisë dhe të enjten ndaj Sllovakisë nga ora 18:00.
Dy kombëtaret e para të grupit kualifikohen tutje në gjysmëfinale. Në grupin tjetër bëjnë pjesë: Maqedonia Veriore, Luksemburgu, Rumania dhe Zvicra.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.