50 VITE PRITJE, MILWAUKEE BUCKS SHPALLET KAMPION I NBA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Janë dashtur 50 vite pritje që Milwaukee Bucks të shpallet kampion i NBA-së përsëri e kjo ka ndodhur.
Skuadra e Mike Budenholzer ka arritur që të mposht në ndeshjen e gjashtë të serisë finale, ekipin e Phoenix Suns me rezultat final 105-98 dhe të rikthejë titullin në shtëpi.
Super-ylli i skuadrës, greku Giannis Antetokonmpo ishte i pamëshirshëm në ndeshjen e djeshme dhe vendimtare me plotë 50 pikë dhe duke ia rikthyer Milwaukeet titullin pas 50 viteve pritje.
”Jam shumë i lumtur me këtë sukses që arritëm. Nëna ime po shiste gjëra në rrugë, dhe tani unë jam ulur këtu në krye të majës. Edhe nëse nuk ulem më kurrë përsëri në këtë tryezë, tash do të jem mirë me të”, tha Giannis për shtypin pas ndeshjes, ndërsa mbante trofetë e kampionatit dhe MVP të Finales në duar.
Përpos Giannisit, Middleton përfundoi ndeshjen vendimtare të Bucks me 17 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, Bobby Portis shënoi 16 dhe Jrue Holiday arriti poashtu 11 pikë, 11 asistime dhe 9 kërcime, gjersa kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në mbrojtje.
Për Phoenixin s’mjaftuan, Chris Paul që kishte 26 pikë dhe Devin Booker që lëshoi 19 pikë dhe ioshte kjo finalja e tretë e humbur(1976, 1993) për ta që nuk arrijnë triumf, duke mbetur pa titull të NBA-së.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=08UBCMsYJIQ
Komentet janë të mbyllura.