KOSOVA SONTE MUND TA SHKRUAJË PËRSËRI HISTORINË!
Kohë për pushim nuk ka. Vashat e Kosovës A pas fitores dramatike ndaj Qipros 70:68, sonte nga ora 18:00 përballen me Luksemburgun në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, ku Dardanet po marrin pjesë për herë të parë.
Për Kosovën kjo është ndeshja e dyta në grupe, njëkohësisht edhe e fundit, kurse për Luksemburgun e para, derisa të enjten do të përballet me Qipron. Dy kombëtaret e para të Grupit kualifikohen në gjysmëfinale. Në Grupin tjetër bëjnë pjesë Irlanda, Malta dhe Andorra.
Nëse Kosova shënon fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale e që kjo di ishte historike sepse për herë të parë po luajnë në nivel ndërkombëtar, në të kundërt duhet të presë edhe sfidën e së enjtes Luksemburgu-Qipro për të mësuar ‘fatin’ e saj.
Basketbollistet e Kosovës tashmë janë liruar nga presioni i së përballjes së parë dhe nën udhëheqjen e shtabit teknik do të përgatiten për sfidën e dytë.
Kjo është hera e parë që Kosova A merr pjesë në një garë ndërkombëtare.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.