Basketboll

SOT PUSHIM PËR REPREZENTUESET/IT E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbolli i Kosovës aktualisht po përfaqësohet me dy kategori në garat ndërkombëtare verore të basketbollit.

Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e femrave po merr pjesë në Kampionatin Evropian për shtetet dhe në zhvillim dhe ka arritur në gjysmëfinle të turneut dhe luan nesër ndaj Irlandës nga ora 16:00.

Derisa, Përfaqësuesja e Kosovës U-20 po luan në European Challengers dhe ka përfunduar grupin e ditëve në vijim do të luajë për rangim përfundimtar në këtë turne.

Ditë më parë, Përfaqësuesja e Kosovës U-20 tek femrat, mbylli Challengersin e zhvilluar në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Të kujtojmë se një prej grupeve të Kampionatit Evropian – FIBA U16 European Challengers për meshkuj do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.