IRANI DHE ÇEKIA HAPËN OLIMPIADËN NË BASKETBOLL
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Iranit dhe Republikës Çeke, kanë nisur ndeshjet e basketbollit në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Çekët kanë arritur të fitojnë duelin e parë ndaj Iranit edhe pse jo lehtë 78-84.
Patrik Auda me 16 pikë, Blake Schilb me 14 e Jan Veseley me 11 pikë, spikatën në këtë fitore tejet të vlefshme për çekët.
Te Irani s’mjaftuan për fitore, Behnam Hkordi me 23 pikë e as Mohammad Jamshidi me 16 pikë të tjera.
Çekia e nisi me fitore grupin A dhe në xhiron e dytë takohet me Francën e Iranin e pret përballja e vështirë me Amerikën.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=fw_iFj8Gqrg
Komentet janë të mbyllura.